Tenton të vetëvritet një grua në Prizren
Një grua e moshës 51-vjeçare në Prizren, ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Sipas burimeve brenda Emergjencës, viktima kishte konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, duke iu përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çka është dërguar në spital për trajtim. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratat e disa familjarëve, me ç’rast është kuptuar se gruaja qenë në gjendje të rënduar emocionale, por s’dihet arsyeja që e ka shtyrë të tentojë vetëvrasjen. Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.