TEPRICAT NE BUXHET – Shkruan;Liman Asllani, kryetar Klubit të Afaristëve në Prizren

0

       “ Komunës së Prizrenit  buxheti i planifikuar viteve të fundit po i  tepron, në shifra milionëshe , Përkundër faktit se shumë tendera janë fryrë dhe nuk përmbushin asnjë nevojë të qytetarëve,  prapë se prapë kemi teprica nga buxheti që në fund të vitit janë kthyer në Buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës .

Po “investohet ” nga  dy a tri herë në  punë të njejta , po trillohen disa herë verëra e dimëra kulturor. Po lahen e shpërlahen para për efiçiencë të ndriçimit, krijimi parqeve që nuk shihen asgjekund, zërim e ndricim për  festivalin e “ZAMBAKUT” që nuk e përballon rrjeti elektrik, sinkronizimi semaforave që nuk janë fare funksional, turizmi rural e urban për faqe të zezë, pishina të deshtuara kinse olimpike, stadionë të dështuara futbolli, etj., Nuk po mjafton të harxhohet buxheti nga pushteti lokal. Andaj, si mundet Haskuka të ngrisë zërin se Prizrenit në rishikim të buxhetit po i merren 2/dy/ milionë. Kur Prizreni, nuk ka projekte kapitale  dhe po i teprojnë parat. Me mirë ti merren e ti jepen komunave që arrijnë të hartojnë e realizojne projekte  kapitale.”/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *