Tërmet i lehtë në zonën e Bujanocit, dridhjet ndihen edhe brenda territorit të Kosovës
Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit. Lajmin e ka konfirmuar Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës.“Është jashtë territorit të Kosovës, në Komunën e Bujanocit me shkallë 2.3. Është me intensitet shumë të ulët”, ka thënë ai për KALLXO. Tërmeti ka ndodhur në ora 17:19.Qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.