Tërmeti godet Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në Tiranë
Lëkundje termeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Durrësi, Tirana dhe Elbasani mësohet se kanë regjistruar lëkundje sizmike pak minuta më parë, rreth orës 21.14.
Sipas raportimeve të para, epiqendra e lëkundjez sizmike ka qenë në një zonë mes Durresit, Lacit dhe Elbasanit.
Sipas qendrës rajonale të monitorimit të tërmetëve, fuqia e lëkundjes ka qenë 3.8 rihter, por më pas kjo vlerë është përditësuar në 3,6. /lajmifundit