Tërmeti me mbi 2 mijë viktima, Kosova solidarizohet me Marokun

                 Të paktën 2,012 njerëz humbën jetën dhe 2,059 pësuan lëndime si rrjedhojë e tërmetit që goditi Marokun të premten mbrëma, sipas shifrave të fundit të publikuara nga ministria e brendshme e vendit.Të paktën 1,404 nga të lënduarit nga tërmeti janë në gjendje kritike.Pas këtij tërmeti, disa politikanë përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani janë solidarizuar me popullin maroken.Osmani iu ka uruar forcë e shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok. “Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani.Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas tërmetit ku vdiqën mbi 800 persona në Marok.“I pikëlluar pas termetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet. Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarëve ju urojmë shërim të shpejt!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.Tërmeti i së premtes kishte një shkallë prej 6.8 derisa u përcoll edhe me një pas goditje me shkallë 4.9 rreth 19 minuta më vonë.Epiqendra e tërmetit vdekjeprurës në Marok ishte zona e Ighilit, një qark rural malor, shtëpi e fshatrave të vogla bujqësore në provincën al-Haouz pranë vendpushimit të skive të Oukaimeden në Malet Atlas.Tërmeti i fundit i madh në vend kishte ndodhur në qytetin verilindor të Al Hoceima-s në vitin 2004, duke vrarë të paktën 628 njerëz.Dhe më vdekjeprurësi ishte në Agadir në bregun jugor të Atlantikut, në vitin 1960. Tërmeti me magnitudë 6.7 mbyti rreth 12,000.