Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohet viktima e parë – është një 27-vjeçare
Tërmeti që ndodhi sonte në Bosnje dhe Hercegovinë pak pas orës 23 ka regjistruar edhe viktimën e parëSipas medieve të Bosnjë dhe Hercegovinës, bëhet fjalë për një vajzë nga Stoca, në shtëpinë e së cilës ra një gur i madh.Dhe familjarët e saj kanë konfirmuar për Klix.ba se vajza fatkeqësisht ka vdekur.Siç bëhet e ditur, vajza, me inicialet E.S. kishte lindur më 1994.Ajo u transferua në Spitalin Kantonal në Mostar por mjekët mund të konstatonin vetëm vdekjen e saj.