Tërmeti shkund Greqinë, dy dilemat e shkencëtarëve
Një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm sërish Tebën, ndërsa lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Athinë. Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 08:05 së mëngjesit të sotëm. Thellësia, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës ishte 10 km, 2 km në verilindje të Tebës .Aktiviteti i lartë sizmik që ka nisur 10 ditë më parë dhe që po vazhdon po shqetëson shkencëtarët për faktin nëse qindra lëkundjet që janë regjistruar janë shenjë se fenomeni po lehtësohet apo janë paralajmërim për një tërmet më të fortë. /abcnews/