Tërmkolli, akuza ndaj Akademisë së Shkencave: Masakruan Fjalorin Enciklopedik, futen familjarët e vet aty
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka hedhur akuza ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK).
“Fjalori enciklopedik është masakruar. Ai është ndërtuar mbi baza politike. Kush e ka pasur fuqinë politike ka ndërhyrë. Por jo vetëm fuqi politike. I ka ardhur radha aty edhe Mehmet Krajës të fusë të gjithë familjarët e tij e ka lënë shumë çështje tjera me rëndësi pa vendosur aty”.Tërmkolli ka akuzuar edhe avancimet në akademi.
“Dy tri shkrime njeri i ka shkruar në gazeta dhe bëhet akademikë. Po çfarë akademiku more”.
Ish-deputetja thotë se Frashër Demaj u sulmua për shkak se ai është deputet i LDK-së jo për diçka tjetër që lidhet me librin e kontestuar.
“Jurishnikat e Vetëvendosjes e sulmuan atë për arsye politike. Mehmet Kraja është bërë militantë i Vetëvendosjes”.
Tërmkolli thotë se është shumë shqetësues fakti se në “Projektin e historisë së përbashkët” thuhet se pas ndërhyrjes së NATO-s nga Kosova janë larguar 100 mijë serb.