Termokos ndërpret furnizimin me ngrohje
Termokos ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.Një njoftim thuhet, se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, janë detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Njoftimi i plotë: NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje