TERRI + MERCENARI = KRYEMASHTRUESI /Shkruan:Liman Asllani

Jeta jonë në Kosovë dita ditës po rëndohet. Vetëm nga një pjesë e mërgimtarëve që na shikonë nga bota perendimore, të mashtruar nga përrallat e-1001 netëve, të VV Kosova po lulëzon.
Sot, në këto ditë dhjetori as mbulimi me qebe-apo dekica si thoshte dikur babai Artanes, Ministres së ekonomisë, nuk ndihmoin.
Në qender të qytetit ,rryma po ndalet në mes-ditë, dhe nuk vie deri të nesermen. Duke ikur nga kjo gjendje thash se në shtëpi ndoshta ka rrymë e mund të punoj diçka. Po mundohem që në këtë periudhë kur intenziteti punëve ka ra dhe shpresa për transfere nga buxhetet e shterrura të komunave janë fashit, të përshij një punim të babës së ndjer me qëllim të publikimit në ditlindjen e tij të 100 , me 20.05.2026.
Por me kot, shëtisë nga një pjesë e qytetit në tjetrën, kur terri dhe të ftohtit na morri me veti.
Në shtëpi punon vetëm një poç elektrik. Ziejmë me bombole gazi. Ekrani televiziv nuk punon se nuk ka fuqi rryma elektrike ta aktivizoi. Klima nuk mund të akvizohet. Frigoriferi ka shkri.
Kaldaja me pelet nuk ka fuqi të energjisë për start edhpese peleta nuk është nga malet e Kosovës por komopania GNTC që deklarohet herë nga pyjet e Mali të Zi herë të Serbisë. Bojleri nuk ka ujë të ngrohtë. Interneti është jashtë funkcionit.
Kjo gjendje po zgjat me ditë e me javë.
Athua si e ndien veten Ministresha e ekonomisë. Krekosej se Kosova po përparon. Me vite sabotuan e bllokuan iniciativat për kapacitete të reja energjetike. Këtë farë ministre Artane, mbiemrin nuk po ja përmend dot, në kujtim të profesorit tim te matematikes zotriut Fuat, e ngritem lartë e me popozitet si shumë të suksesshme por ja që tani e verteta doli ne shesh dhe suksesi saj mund te quhet Artane Terri, që solli mjerim për të gjithë.
Situata e tanishme shtron shumë pyejete. Çka u bë me Martin Berishën? Ku është GEN-i? Po Hamoviqi nga shkoi? A u vonuan në tendera, pasi hajnit deshen ti kaumflojne me procedura? A u ngrinë burimet e VV për fushatë me terrin që na sollen tani? Po ku është Hekuran Murati që 9 muaj çdo ditë bante rrolin e zëdhënsti të VV-së?
Ky far Murati krekosej se mercenaret do të na sjellnin lirin me çmim më të lirë se veteranet. Po çfarë burimesh e mundsish kishte Kosova në vitin 1998/99 të angazhonte mercenar? Po çka dinte një fëmij 10 – 11 vjeçar për UÇK dhe çka i parapriu asaj. Po më e keqja është se ky nuk u mundua as kur u rrit të mësoj diçka por mbet axhami. Dhe nuk u ndal kurr duke shkel mbi gjakun e dëshmorve, plagët e invalidve e sakrificen e veteranve. Pse hesht ky axhami sot? Pse ndan para me grusht për ti blerë votat para zgjedhjeve? Nuk janë ato para të babës biologjik e as ideologjik??`! Pse tani nuk ka gadishmëri me ble energji elektrike po na le në terr?
Përveç territ, këta dy ministra në mos detyrë, i lidhë e diçka tjetër, e ai është Kryemashtruesi ma i madh që ka njohur ky popull ndonjëher.
Pa u lëshua në bamet e këtij mashtruesi, sepse aq janë të shumta në numer dhe tani më të gjithë jemi lodhur me te, po veçojme vetëm një rren të madhe të këtij mashtruesi kur deklaron publikisht se “” UÇK-ja po del se ka bërë krimet më të mëdha..” duke aluduar në transplant të organeve?? Dhe shtrohet pyetja: si mundet një njeri normal, pas një deklarate të tillë te dali e të kërkon votën e popullit?? Ai duhet të dëshmoi se nuk është pjesë e luftës hibride ruso-serbe. Si??? Duke bërë një video spot, për her të parë të sinqert, e të kërkoi falje nga kjo rrenë e madhe që doli nga goja e tij e mendja e smuar për pushtet??!! Në shtet normal demokratik, prokuroria nuk do të mbyllte sy e vesh, por do ngriste padi ndaj një shpifsi e rrenci.
Shumë posht na ka ra katuni, thotë nje fjalë e urtë e popullit tonë./QendraPress/