Teste rapide për Covid-19 bëhen edhe në Gjonaj, Reçan, Korishë dhe Zhur

0

Drejtoria e Shëndetësisë njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COV?D-19, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në ‘Bajram Curr’, tanimë do të mund të kryhen edhe në QMF-të e lokacioneve  në ;Gjonaj, Reçan, Korishë dhe Zhur. Në këtë mënyrë, Drejtoria e Shëndetësisë synon të ulë intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr dhe po ashtu të eliminojë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19. Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe:
Testet e D-Dimer-it,
Rëntgenin e mushkërive,
Analizat tjera të nevojshme dhe
Testet serologjike,
DSH-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *