Testi Pista në Prizren sot,filloi 85 nxënës
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive . PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës PISA është një projekt i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Që nga viti 2000, PISA është zbatuar çdo tre vjet, dhe 2021 është cikli i tetë i studimit. Numri i vendeve që marrin pjesë në PISA është rritur nga 32 në 2000, në 88 në 2021, duke e bërë atë një nga studimet më të mëdha në llojin e tij. Kurse sot ky test ka filluar në Prizren si i pari i këtij viti në Prizren, testi është organizuar në Shkollën e kompetencës ku me këtë rast morën pjesë 81 nxënës sa ishin paraparë 85 nxënës të jenë në këtë test Lidhur me këtë test drejtoresha e Arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj tha se ne si drejtori kemi bërë përgatitje të shumta që në këtë test të dalim sa më mirë. Mirëpo, mbetet të shihet se si do të arrijmë me suksese dhe kemi besim se do të jemi rezultate më të mira.. Sot, kemi mungese vetëm të katër nxënëseve që është për shkaqe shëndetësore. Kurse, po marrin pjesë nxënës nga 11 shkolla fillore dhe 7 shkolla e mesme. Kurse nga sot deri me 1 maj këtij testi do të i nënshtrohen gjithsejtë 530 nxënës. tha ajo. Kurse ne me këtë rast morëm opinionin e dy nxënësve të cilat u shprehen se mendojnë se kanë bërë përgatitje të mjaftueshme dhe se suksesi kësaj radhe nuk do të mungojë.Drejtoria e Arsimit në Prizren shpresojnë se kësaj here do të kenë rezultate më të mira se deri me tani.