Testit të Maturës Shtetërore në Prizren i nështrohen 2444 maturantë
Në gjithë Kosovën sot, mbahen testet e maturës shtetërore dhe janë 23 mijë e 651 numri i nxënësve të cilët sot i nënshtrohen testit të Maturës Shtetërore 2021. Në 18 qendra në komunën e Prizrenit janë mbajtur këto teste të cilat i ka vizituar drejtoresha e Arsimit në Prizren Xhemile Vezgishi dhe nënkryeatarja për komunitete Memnuna Ajdini., Fillimisht është vizituar Shkolla ‘’Abdyl Frashëri’ ku me këtë rast drejtoresha Vezgishi tha se në Prizren testit të maturës po i nënshtrohen 2444, maturantë në 18 qendra të organizuara kurse nga ky numër 222 janë maturantë bishnjakë dhe 134 turqë.
Derisa nnëkryetarja Ajdini tha se tani jemi duke vizitiar këto qendra të organizimit të testit ët maturës po shihet se ka rregull dhe nuk ka asnjë problem në këto teste të maturës tha ajo.
Drejtori i kësaj shkolle Maxhun Krasniqi pohoi se në këtë shkollë janë në cilinë e manexherit të qendrës . Këtu ka filluar pa asnjë problem dhe organizimi është i mirë/
Pas kësaj shkolle drejtoresha Vezgishi dhe nënkryetarja Ajdini e kanë vizituar edhe Gjimnazin ‘Gjon Buzuku’’ ku me këtë rast , drejtori i gjimnazit Jeronim Susuroi , tha se në këtë gjimnaz i nështrohen Testit të maturës 554 maturantë , këtu në objektin e gjimnazit janë 217 maturantë e të tjerët në shollan tjera. Në klasa nuk ka më shumë se 15 nxënës asnjë klasë dhe skemi pasur asnjë probme me fillimin e testeve të maturës tha ai.
Në këtë proces sipas MASHTI-t, janë angazhuar mbi dy mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues./qendrapress.com/