Tetë të vdekur dhe 181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

Tetë viktima janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, ku tutje thuhet se edhe 181 raste të reja pozitive janë shënuar nga gjithsej një mijë e dy mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 50 mijë e 801 raste.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39 mijë e 969 raste, kurse numri i rasteve aktive është nëntë mijë e 515.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *