Tetë të vdekur dhe mbi 750 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

0

                            Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet e reja me COVID-19 në Kosovë për 24 orët e fundit, shkruan Reporteri.net.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes dhe nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës. Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.Në total numri i rasteve aktive është 23.823.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *