Thaçi: Asocacioni nënkupton Republikën Serbe brenda Kosovës, është kancer për shtetin

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se krijimi i një Asociacioni të komunave serbe në Kosovë do të ishte gabim i madh dhe nisje e shpërbërjes së shtetit nga brenda. Ai gjithsesi tha se nuk beson që ka deputet të Kosovës që e voton një Asociacion në Kuvend.

“Asocacioni nënkupton Republikën Serbe në Kosovë pa njohje”, tha ai.

“Është gabim i madh nëse tash diskutohet në Bruksel Asocacioni. Nuk është hatërmbetje. Pse të diskutohet për tokat tona brenda Kosovës me Serbinë. Është kanceri për shtetin e Kosovës. Asnjë njëri në tokën e Kosovës nuk ka të drejtë të diskutoj për Asocacionin. Ky që mendohet tash të krijohet nga BE’ja, është fillimi i zhbërjes së Kosovës nga brenda. Marrëveshjen që e kam nënshkruar unë ka kaluar në kuvend me dy të tretat. Nuk besoj që ka deputet në Kuvend që do të votojë një Asocacion në Kosovë”, shtoi Thaçi në emisionin Pressing në T7.

Ndërsa për Hotin ai i pati këto komente:

“Aktualisht është një stabilitet institucional. Është herë me dhënë vlerësim. Mirëpo i jap kredi për heqjen e taksës, që ka qenë pengesë”, përfundoi Presidenti i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *