Thaçi e Veseli bashkë me shokët e tyre çlirimtarë do ta shkruajnë fitoren e betejës së fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj

0

             Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në njëvjetorin e dërgimit të Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Hagë, ka thënë se Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë.Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se Thaçi e Veseli bashkë me shokët e tyre çlirimtarë do ta shkruajnë fitoren e betejës së fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot nuk janë këtu, por sot dhe përgjithmonë do të jenë historia e lavdishme e këtij vendi. Sepse, kurrë dhe nga askush nuk mund të ndryshohet historia jonë dhe as të tjetërsohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare – e drejtë dhe e pastër qelibar. Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e me shokët e tyre çlirimtarë, që bashkë me gjithë popullin, ndërruan epoka dhe shkruan rrëfimin e jashtëzakonshëm e madhështor të mosnënshtrimit, të lirisë dhe të pavarësisë. E do ta shkruajnë edhe fitoren e kësaj beteje të fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *