Thaçi: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të dëmtuarit nga shpërthimi në Liban
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se mendimet dhe lutjet e nga Kosova janë për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave nga shpërthimi në Liban.
Thaçi përmes Twitter-it i ka cilësuar si tragjike pamjet nga Bejruti, ku raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar deri në 50.
“Pamje që ta thyejnë zemrën dhe tragjike nga Bejruti. Mendimet dhe lutjet tona janë për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave. Kosova qëndron pranë Libanit në këtë kohë të vështirë”, shkruan Thaçi në Twitter.
Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, është goditur nga disa shpërthime të fuqishme, e sipas Kryqit të Kuq të Libanit, deri më tani kanë humbur jetën 50 persona.
Spitalet janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në teren, kurse e tërë kjo situatë ka prekur shumë guvernatorin e Bejrutit, Marvan Abud, i cili para gazetares shpërtheu në lot, transmeton Telegrafi.