THAÇI NDERON TRUMPIN ME URDHRIN E LIRISË – E FTON PRESIDENTIN E SHBA-SË PËR VIZITË NË KOSOVË
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nderuar homologun e tij amerikan, Donald Trump me nderin më të lartë, atë të Medaljes së Kosovës për Urdhrin e Lirisë, njofton Insajderi.
Kështu është raportuar sot nga Reuters, ku thuhet se Kosova po i jep Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, cmimin më të lartë për rolin e tij në ndihmën e Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje që synon normalizimin e lidhjeve ekonomike.
Në letrën e tij drejtuar Trump duke shprehur “mirënjohjen e tij të thellë për kontributin tuaj personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi ftoi presidentin e SHBA për të vizituar Kosovën. /Insajderi.com
“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të parë nga Reuters, e informoi Trump se ai do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë”, thuhet në artikullin e kësaj medie prestigjioze.
Tutje bëhet e ditur se dy ndihmësit e Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.