Thaçi në Hagë deklarohet i pafajshëm për akuzat e reja

                   Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.I pari është paraqitur ish-presidenti Thaçi, i cili konferencën e sotme është duke e ndjekur përmes lidhjes direkte.Ai fillimisht është pyetur nëse e ka marrë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 29 prill, për çka Thaçi ka konfirmuar se po. Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat e reja. Ai ndër të tjera i pyetur nga prokurorja, ka thënë se nuk i ka kuptuar këto akuza sepse nuk ka arritur as ti lexojë, meqë siç ka thënë ai, amendamentet shtesë janë të redaktuara.“Nuk i kam kuptuar sepse nuk kam pasur mundësi t’i lexoj sepse kanë qenë shumë të redaktuar”, ka thënë Thaçi.Përpos Thaçit, sot do të bëjnë paraqitjen e tyre edhe Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi.Veseli do të paraqitet para Speciales në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15. Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. /Reporteri.net