Thaçi: Nëse nuk vendoset në tavolinë njohja reciproke, dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ku edhe është deklaruar para medieve.


Thaçi deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm nëse diskutohet njohja reciproke, në të kundërtën është i dështuar, shkruan Reporteri.net.

“E kam theksuar edhe më herët, ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë si po zhvillohet”, deklaroi Thaçi.

Dialogu Kosovë – Serbi ka rinisur pas bllokimit që kishte bërë Serbia për shkak të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Adociacioni është temë e mbyllur.

Ndërkohë, kjo formë e dialogut nuk po i pëlqen as kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *