Thaçi pas tërmetit të fuqishëm në Turqi: Jemi pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot qytetin e Izmirit në Turqi.
Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ndjehet thellësisht i pikëlluar për këtë ngjarje tragjike.
“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.
Lëkundjet e tërmetit të sotëm në Turqi janë ndjerë edhe në një pjesë të Greqisë