Thaçi sot pret në takim kryeministrin Hoti
Presidenti Hashim Thaçi, sot pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Takimi nis në orën 9:00 derisa nuk është specifikuar tema e diskutimit.
Ndërkohë, nga ora 12:00, kryeministri Hoti pritet të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin që kishte në Bruksel.
Ndryshe, Hoti e Vuçiq u takuan në Bruksel javën e kaluar. Ky ishte takimi i parë i drejtëpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më se 20 muajsh.