Themelohet Fondacioni i Veteranëve të UÇK-së “Don’t Forget”
Veteranët e Brigadës 111 “Adem Jashari” kanë themeluar Fonadacionin e Veteranëve “Don’t Forget”. Projekti i parë i cili do të iniciohet nga ky fondacion është rikonstruksioni dhe ndërtimi i kazermës së UÇK-së së kësaj brigade në Drenicë, e cila gjatë luftës është ndërtuar dhe shfrytëzuar nga kjo brigadë. Pesë anëtarët e Bordit të Fonadacionit janë:
Ferid Berisha – Shkupi, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”
Esat Qollaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe veteran luftëtar i Republikës së Kroacisë
Fehmi Podrimçaku, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”
Hidaim Rama, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”
Shpëtim Musliu, veteran i Brigadës 111 “Adem Jashari”
Bordi mori vendim që Ferid Berisha të jetë Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit.
Përfaqësues nga Fondacioni do të marrin pjesë në disa ceremoni në SHBA në festimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.
Në këto ceremoni do të prezantohet projekti për rikostruksionin dhe ndërtimin e kazermës si dhe do të prezantohet për herë të parë uniforma ceremoniale e veteranëve të UÇK-së e dizajnuar nga Fondacioni “Don’t Forget”.