Theret me thikë në zemër një kosovar në Shëngjin, edhe i dyshuari është nga Kosova
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit.Një 50-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një tjetër kosovar, i cili është arrestuar.I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, dhe po dërgohet për Tiranë për shkak se gjendja e tij është rënduar.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave. Siç njofton policia shqiptare, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes, dhe shkas i sulmit ishte një konflikt çasti, shkruan gazeta online Reporteri.net.Policia ka arrestuar sulmuesin, 66-vjeçar, dhe të njëjtit i është konfiskuar thika me të cilën kreu sulmin. “Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.