Theret me thikë një i mitur në Prishtinë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Në një përleshje që ka ndodhur në orët e pasdites Prishtinë, një i mitur është therur me thikë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërkaq Telegrafi mëson se i mituri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.