Theret për vdekje me thikë një person në Gjilan
Një person ka mbetur i vrarë në fshatin Dobërçan të Gjilanit. Viktima ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë, kanë konfirmuar nga Policia rajonale e Gjilanit.I dyshuari për rastin është arrestuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, bën të ditur policia. /Reporteri.net/