Therja në Prizren, i lënduari është 18 vjeçar

0

Një 18-vjeçar është therur me thikë në Prizren si pasojë e një përleshje ndërmjet të rinjve të ndodhur përgjatë mbrëmjes.


Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar ende.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën “Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marra lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka deklaruar tutje ai.

Personi i lënduar është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit, sipas policisë, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *