Thikatarët dhe briskaxhinjët e Prizrenit dikur të njohur përtej Ballkanit
Për shpatarët e dikurshëm argjendari Bashkim Tejeci, tregon se atëbotë
bëhej një bashkëpunim i mirë mes ustallatarëve të shpatave dhe argjendarëve.
Kështu siq kam njohuri unë shpata më të njohura të komandantëve të kësaj periudhe
si në Gjermani, Francë e deri në Indi,ishin argjendarët prizrenas që I praronin
dorëzat me filigran. Një shpatë e këtillë gjendet edhe sot në Indi kun në muze
thuhet se “Shapata është punuar në Prizren”.Kjo tregon se dikur Prizreni ishte
vendi i njohur për të mos thënë më i njohuri i zejes së shpatave dhe filigranit”Tregon ai.
Mirëpo nga i gjithë ky prodhim i madh i armëve tani në Prizren nuk ka mbetur asnjë prodhues i shpatave së paku as për tregun turistik. Kurse të gjithë këto fakte edhe tashmë e studime sadoqë janë të shkruara copëza, nëpër fletëza historie kanë mbetur të heshtura .Kurse ende në qytet ka dhe vazhdon të tregohet se ishin ato familje prizrenase që e mbajnë mbiemrin Shpata,.apo jatagani dhe ishin prodhues të njohur të shpatave të Prizrenit. Derisa plaku Adnan Morina, tregon se ka dëgjuar nga babai i tij i cili ishte në Siri si jesir/rob lufte/, dhe ishte kthyer
, nga atje tregon se atje kishte pa se shumë nga kapedanët e atjeshëm shpatat i kishin pas nga Prizreni. Tash ko zeje ka mbetur vetëm një histori e këtij qyteti Dikur Prizreni ka pasur dhjeta dyqan e punëtori të thikave e e briskaxhinjë.
Por tash ato mbeten vetëm nga një punëtori një e thikave ajo e Xhemajli Hoti. i cili
vazhdon të prodhojë thika dhe briskaxhiu Shdan Shilik. Thiktari Hoti nuk dëshiron të flas
shumë për gazetë sepse siq po e shihni tha edhe kjo zeje po shkon drejtë shurajes edhe për faktin se s’kemi asnjë subvencion dhe puna domosdo se ka ra, tash janë dy faktor
së pari tash prodhuesit e botës kanë vërshuar Prizrenin dhe së dyti çmimet e e tyre janë
të ulta e kjo neve asesi nuk na jep mundësi të punojmë. Briskaxhinjtë po zhduken kjo tani më është ditur botërisht.Prizreni,dikur qendër e njohur Ballkanike tani është duke u shëndruar në një qytet të zakonshëm. Dikur në Prizren kishte 173 briskaxhinjë, kurse në vitin 1943 briskaxhinjtë e
Prizrenit patën themeluar koperativën e parë në Ballkan. Ata ishin ndër
zejtarët e parë të këtij qyteti, ndërsa për “esnafllëkun” e tyre dëshmon vetë
çarshia e vjetër e shekullit XVI. Brisakxhinjtë në Prizren u
shuan kur me dekret mbretërie u ndalua prodhimi i armëve,gjegjësisht
i shpatave të njohura për kohën e tyrë. Të gjithë ata filluan
pastaj punën e brisakxhinjëve. Dikur konsiderohej i pasur prizrenasi për faktin se çfarë
brisku mbante. Selman Gashi , 94 vjeçar, pohon se dikur prizrenasit dinin
të shfrytëzonin më së miri bagëtinë. Së pari e shfrytëzonin mishin e
tyre, kurse kokën e bagëtive si të vjetave, lopëve
apo buajve e buallicave, e shfrytëzonin brirët për briska,
mishin e kokës për një ushqim special shekullor që
e quanin paqë, lëkurën përpunonin e regjnin, ndërsa në Prizren, si i
vetmi qytet në Kosovë që e përpunonte lëkurën, edhe sot
e kësaj dite është lagja me të njëjtin
emër ‘Tabahane”. Për briskun përdoreshin brinjtë e dashit, buallit,
kaut, por në raste të veçantë edhe briri
i kaprollit. Briskangjinjtë e lashtë të Prizrenit prodhonin
shumë lloje brisqesh, po përmendim disa prej këtyre: brisk shortimi,
brisk për mësysh, brisk për brinjë, për bostan, dardhë, brisk xhepi,
brisk shkodran që paraqiste dekorime dhe ishte për qytetaret më të pasur, brisk
Shkupi e kështu me radhë. Emrin e merrnin më shumë për shkak të shërbimit që
kryenin ata. Në gjysmën e shekullit të XIX në Prizren dalloheshin
këta brisakxhinjë: Jakup Goga, Osman Brina, Jahja Skajo, Shuaip Biçakçi,
Xhelo Nane, Shaban Nakqe,Nuredin Shiliku,Refki Dauti,Jahaja Kasimbeg, Sylejman
Gashi, Haki Luma, Beqo Kaqamaku, Qazim Kusho, Ahmed Topus, Ahmed Gorali, pastaj
vëllezërit Ukallo, Nijazi Shipkovica, Bajram Guzhda, Kadri Qyse, Isa
Maqiteva,Ramiz Çato, Aqif Topoçi e shumë të tjerë.
Nga të gjithë këta, që dikur ishin 173, pastaj u zvogëluan në 70
punëtori tani më shumë se një dekadë janë vetëm dy dyqane, ai familjes së Ali Shilikut
dhe familjes Hoti. Ai vazhdon të mbijetojë në rrugën e “Farkatarëve”. Punëtorët e kooperativës së
briskaxhinjëve, në vitin 1948, të përbashkuar themeluan fabrikën e njohur prizrenase në gjithë
Evropën “Famipa”. Shadan Shilik, i vetmi nga katër vëllezërit, mbanë dyqanin pranë Teqes së Helvetit.
“Besoni këtë zeje e mbajë pak prej zorit, pak prej amanetit të babës tim. Edhe djalit tim ia kam lënë
emrin e babait tim, Ali. Ai tani i ka jo më pak se 16 vite dhe ende asnjë ditë nuk ka ardhur në dyqan.
Shpesh e pyes pse?! Ai pohon se këtë zeje nuk e dëshiron. Besoni se Kina na ka dëmtuar të gjithë
brisakxhinjëve kudo të janë në Kosovë. Dikur kemi përftuar vetëm nga mprehja e brisqeve, kurse tani
më vetëm 1 euro marrin 12 thika, u thefshin thika, nga Kina. Edhe familja Hoti edhe familja Shilik
ende shpresojnë se komuna e Prizrenit d të bjë të pamundurën ta ruajnë këtë zeje. Pra, se paku
këta të kenë një përkrahje morale edhe ndonjë subvencion thanë ‘’QendraPress’’