Togeri Shaqir Bytyçi njofton për vdekjen e 8 vjeqares në Therandë.

Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi per Rtv Besa njofton se me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8 vjeçare , nga fshati Greìçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policor edhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion njofton togeri Bytyçi./QendraPress/