Tolaj: Afro gjysmë milioni kosovarë e kanë kaluar virusin

0

                            Fushata e subjekteve politike, sipas infektologut Ilir Tolaj, ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë. Tolaj ka thënë se bazuar në statistika, vlerësohet se në Kosovë deri më tash e kanë kaluar COVID-19 afro gjysmë milioni qytetarë, por se ende nuk është krijuar imuniteti kolektiv.“Padyshim nuk ka shpjegim tjetër, fushata parazgjedhore ishte e organizuar në atë mënyrë që ka favorizuar kontaktet e afërta në ambient të mbyllur dhe rrjedhimisht mundësia e përcjelljes së infeksionit është e shtuar shumë. E unë prapë po e përsërisë Kosova e ka pasur një trend të mirë dhe ka mundur ta kalojë shumë mirë, sikur politikanët të kishin qenë më të ndërgjegjshëm”, ka thënë Tolaj për Ekonomia Online. Tolaj thotë se bazuar në statistika në Kosovë deri më tash e kanë kaluar virusin mbi gjysmë milioni qytetarë, mirëpo ai thotë se nuk është mjaftueshëm për krijimin e imunitetit kolektiv.“Por këtë ne mund ta shohim javën e ardhshme nëse ky numër nuk rritet shumëfishë prej ditës së djeshme atëherë mundësia që kjo të jetë vetëm një ngritje e përkohshme. Sipas studimeve llogaritet vetëm 18% manifestohen me shenja klinike dhe përmes testimeve, prandaj kur llogaritet numri i rasteve në Kosovë del se Kosova e ka kaluar mbi gjysmë milioni dhe kjo përqindje ende nuk është e mjaftueshme për të krijuar një imunitet kolektiv që është mbrojtës ndaj koronavirusit”, tha Tolaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *