Tolaj: Kosova e ka menaxhuar mirë pandeminë

0

Infektologu, Ilir Tolaj, që prej fillimit të pandemisë ka qenë zë ndryshe brenda komunitetit shëndetësor.Tolaj ka thënë se Kosova ka kaluar pandeminë e COVID-19 më mirë se shtetet tjera, duke renditur disa nga arsyet.“Duhet me pranuar që Kosova e ka kaluar pandeminë më lehtë se shtetet tjera, kjo nuk është meritë e institucioneve politike apo shëndetësore por meritat për kalimin relativisht deri në këtë fazë e ka struktura e popullatës pasi që nuk kemi popullatë të vjetër e ajo na ka ndihmuar që numri i rasteve të hospitalizuar  të jetë i kufizuar të jetë në një shifër më të ulët se sa vendet të tjera”, ka thënë Tolaj pwr media.Tolaj gjithashtu është shprehur i bindur që mos të ishte fushata e partive politike  tejkaluar këtë fazë, dhe do të ishte e menaxhushme pandemia.“Jam i bindur sikurse mos të kishte qenë fushata zgjedhore do ta kishim kaluar pa këtë fazë. Fushata e ka sjellë fazën e tretë, valën e tretë ndërsa kur e shikoj në tërësi situatën mendoj që ne relativisht mirë do të jemi në verë”, ka shtuar Tolaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *