Totaj: Bashkë me bizneset si shtylla e zhvillimit, do ta forcojmë ekonominë e Prizrenit
28.10.2021, Prizren- Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, në vazhdën e takimeve me biznese të suksesshme të qytetit, e ka vizituar kompaninë Swisspelet.
Bizneset e Prizrenit kanë nevoj për mbështetje, përkrahje dhe bashkëpunim, gjë të cilën nuk e kanë pasur gjatë kësaj qeverisjeje.
Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj ka program specifik për përkrahjen e bizneseve dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit të ekonomisë së qytetit.
“Ndër shtyllat kryesore të programit tonë për zhvillimin e qytetit janë projektet për mbështetjen e bizneseve lokale dhe ndihmën për punëtorët e punëmarrësit për tejkalimin e ndikimeve të pandemisë. Prandaj si qeverisje e ardhshme e Prizrenit do të krijojmë Fondin për mbështetjen e start-up bizneseve me ide inovative dhe do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike të Prizrenit” u shpreh Totaj në këtë takim.