Totaj i bashkon kryetarët e komunave të trevave shqiptare në Prizren

                             Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, do të organizojë një takim me të gjithë kryetarët e trevave shqiptare, në kujtim të përvjetorit të 144-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. “Kryetarët e të gjitha komunave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, do të ftohen për ta nderuar historinë e cila na frymëzoi për bashkim”, paralajmëron Totaj. Totaj tha se mysafirët do t’i mirëpres bashkë me kryetarin e Suharekës.“Me kryetarin Bali Muharremaj, nga Komuna e Suharekës, do t’i mirëpresim të gjithë, kryetarët që të na bashkohen në organizim, për ta shënuar 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit”.“Lidhja Shqiptare është festë kombëtare, prandaj do bashkohemi të gjithë, në vendin ku simbolizohet historia jonë”, tha Totaj./