Totaj në Jenimahallë në Prizren: Do të ndërtojmë infrastrukturë adekuate për secilën lagje dhe projekte në mbështetje të bizneseve

0

Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot ka vizituar një ndër lagjet e qytetit, Jenimahallën. Në këtë lagje është mirëpritur nga tregtarë, zejtarë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të përkrahin PDK-në me 17 tetor. Lagjet e vjetra të qytetit të Prizrenit kanë traditë dhe janë të veçanta, në rrugët e lagjeve zejtarë të vjetër e tregtarë të rinjë gërshetojnë laramaninë e bizneseve të ndryshme. E tillë është dhe Jenimahalla, një lagje që simbolizon lashtësinë e Prizrenit, me biznese të vogla rreth rrugës, rrugë të ngushta e tregtarë që punojnë dhe socializohen me njëri tjetrin çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *