Totaj në Zhur: Vendi i fitoreve të mëdha, në qeverisjen tonë do të ketë zhvillim të dinjitetshëm

0

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj i shoqëruar nga bashkëpunëtor, të dielën kanë vizituar fermën “Muja” për  t’u njohur  me  sfidat  e fermerëve. Më pas ai i shoqëruar nga Kryetari i PDK-së  Memli Krasniqi dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, nga  Zhuri Sulltan Badallaj, Sali Ademaj dhe Taulant  Muja,  kanë mbajtur një takim me  strukturat e degës së PDK-së në Zhur, për ta shpalosur programin e  PDK-së, gjatë qeverisjes së ardhshme të Prizrenit.

Memli Krasniqi, në fjalën e  tij ka  folur  për  figurën e  Shaqir Totajt dhe ka shtuar  se kandidati i PDK-së Totaj është  oferta  më e mirë për qytetarët  e  Prizrenit, të  cilët kanë shumë arsye që më 17 tetor të votojnë për ardhmërinë e Prizrenit. PDK në misionin e vet ka vazhdimin e ndërtimit  të shtetit dhe  rregullimin e mirëqenies së qytetarëve. Për ne  çdo herë ka qenë dhe do të jetë vendi e jo pozita individuale. Ne jetojmë për Kosovën dhe angazhohemi për të. Ndërsa  Shaqir Totaj, pos  që ka bërë në pika të shkurta shpalosjen e programit  është ndalur  edhe në  dështimet e  qeverisjes  së  VV-së, që nuk janë të pakta.  “Qeverisja e  VV-së në  Prizren, jo vetëm se i ka bllokuar projektet  e  qeverisës  së kaluar, por  ka  dështuar edhe në realizimin e projekteve të saja. Ajo duke mos qenë e  zonja  që të  investojë në të mirë të qytetarëve  për  çdo vite 1/3   e buxhetit për  çdo vit  e ka  kthyer për shkak se nuk ka ditur  të menaxhojë.  Muajin e fushatës, po përpiqet  që të investojë me nguti, por  populli  është bindur  se  kjo qeverisje  e ka vendin në shtëpi e jo më të qëndrojë në udhëheqje  të komunës. Këtë besoj se  do ta  dëshmon vota  dhe përkrahja e juaj më 17 tetor” – ka përfunduar Totaj.

Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe  struktura tjera  të PDK-së,  të  cilët morën mbështetje  të madhe  nga  strukturat dhe nga banorët  e  Zhurit, të  cilët  theksuan  se  kanë me mijëra  arsye  se do të angazhohen  që më 17 tetor  të fitojë PDK-ja, sepse  Zhuri  dhe  kjo zonë  do ta vazhdojë suksesin  dhe zhvillimin e vet  vetëm me  PDK-në. Prandaj për këtë arsye ne kemi  kandidatë  nga  kjo zonë, sepse  i besojmë PDK-së  dhe  me  PDK-në e kemi  ardhmërinë tonë. Çdo rrugë tjetër  do të na dëmtoj, siç na ka dëmtuar këto katër vite, – thanë aktivistët në Zhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *