Totaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Terre des hojmes Lausanne”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Terre des hojmes Lausanne” në Kosovë, për ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbime emergjente për fëmijët të cilët gjenden në rrezikshmëri të lartë dhe për fëmijët viktima të abuzimit seksual. Këto shërbime do të ofrohen në Qendrën për Fuqizim dhe Mbrojtje të Fëmijës në Nashec (ish “Pushimorja”).