Totaj paralajmëron projekt të madh për furnizim me ujë të Prizrenit

                      Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmëruar një projekt të madh për furnizim me ujë të qytetit.Ai tha se gjatë kohës që po qeveris, Komuna e Prizrenit ka punuar për të shërbyer të gjithë qytetarët pa dallime partiake. Sipas tij, të gjitha projektet e përzgjedhura janë realizuar mirë dhe Prizreni është i gjithë shqiptarëve, kryeqytet kulturor dhe ekonomik.Totaj informoi se ndër projektet që janë në plan për të realizuar, përfshihet edhe një studim fizibiliteti për furnizimin me ujë të Prizrenit.“Ky projekt pritet të jetë shumë i madh dhe ka për qëllim të sigurojë furnizimin me ujë për gjithë qytetin e Prizrenit”, tha Totaj për RTK. Kreu i komunës gjithashtu theksoi se Prizreni ka pritur një numër të madh turistësh nga vende të ndryshme.