Totaj: PDK-ja po vazhdon fuqishëm rrugëtimin,mos i votoni ata që janë ‘’knus në kerr’’ e as familjen se kanë këtu.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar fushatën zgjedhore në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, tha se partia po vazhdon fuqishëm rrugëtimin për ta rikthyer dinjitetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“PDK-ja po vazhdon fuqishëm rrugëtimin për ta rikthyer dinjitetin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, duke ofruar një vizion të qartë dhe një mision të palëkundur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kosova meriton dhe do të jetë më mirë! Votoni ata që punojnë  për Kosovën e jo ata që janë’’knus në kerr ‘’ e si kanë as familjet e tyre në  Kosovë ”tha  Totaj.