Totaj për Haskukën: As vetë nuk e kam besuar se është kaq i dobët
Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se kryetari aktual Mytaher Haskuka ka pasur performancë të dobët.Haskuka ka katër vjet si kryetar i Prizrenit, ndërsa Totaj thotë se nuk e ka besuar para katër viteve se ai do të jetë kaq i dobët në performancën e tij.“As vetë nuk e kam besuar se është kaq i dobët. Dhe as vetë nuk e kam besuar se do të ketë kaq performancë të dobët”, tha ai.Tutje Totaj tha se janë tri pika të cilat e dallojnë një kryetar të mirë.“Mendoj se kryetari i mirë dallohet në tri pika. Menaxhimi i mirë i resursve humane. Menaxhimi i mirë i financave si dhe transparenca në llogaridhënie. Të tria këto i kam profesion dhe ën të tria kam pasur shumë punë, përvojë dhe kam kualifikime akademike nga Universiteti i Uashingtonit dhe FMN në Uashington D.C.”, tha ai në T7.Haskuka dhe Totaj do të përballen në raundin e dytë për kryetar. Në raundin e parë Haskuka kishte 40.43% ndërsa Totaj kishte 31.10%.