Totaj pret në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir, flasin për bashkëpunimin në arsim

                             Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash, me të cilin ka diskutuar për ngritjen e cilësisë së arsimit si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.Ndërsa, gjatë muajit mars, të këtij viti, drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj-Gutaj, bashkë me zyrtarët e DKA-së si dhe me koordinatorin e projektit Erol Kala, ishin për vizitë në komunën e Atashehirit në Stamboll ku është pritur nga Ismail Hakki Ertash.“Qëllimi i vizitës ishte projekti për binjakëzimin e shkollave të komunës së Prizrenit me 11 shkolla të komunës së Atashehirit, ku gjashtë prej tyre janë shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme të larta”, ka njoftuar komuna.