Totaj pret në takim koordinatoren e re të TIKA-s, diskutojnë për bashkëpunimin
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot koordinatoren e re të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe bashkëpunëtorin e saj, për të diskutuar për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë.Me këtë rast diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, agrikulturës, projekteve sociale dhe kulturore, që përforcojnë edhe më tej lidhjet miqësore mes Kosovës dhe Turqisë.