Totaj prezanton programin e tij për ekonominë: Mbështetje ekonomike për bizneset dhe punëtorët
Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka shpalosur programin e tij konkret për nxitjen e zhvillimit ekonomik të qytetit.Totaj në prezantimin e programit të tij ka folur për Fondin për mbështetjen e start-up bizneseve me ide inovative, ngritjen e kapaciteteve për bizneset egzistuese, funksionalizimin e zonës ekonomike, formimin e inkubatorit “Hackerspace” për mbështetjen e talentëve të rinjë në fushën e teknologjisë, dhënien në shfrytëzim të pronave publike për bizneset në formë transparente, formimin e Zyres për tërheqjen e investimeve të reja në qytet, Konferenca vjetore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe shumë projekte të tjera kapitale që mundësojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe më shumë mirëqenie në qytet.“Ekonomia e Prizrenit, bizneset e punëtorët të goditur rëndë nga pandemia jo vetëm që nuk u mbështetën por edhe u gjobitën. Si ekonomist me përvojë të gjatë i di nevojat që i duhen ekonomisë së Prizrenit dhe plani zhvillimor i imi do të fokusohet në një Fond të veçantë për ekonominë e qytetit, funksionalizimin e Zonës Ekonomike në 6 mujorin e parë dhe tërheqjen e investimeve të huaja.” – është shprehur Totaj në prezantimin e tij të programit për ekonominë.