Totaj priti Guvernatorin e BQK-së për 25-vjetorin e themelimit të saj

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në një takim Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe një delegacion të lartë nga institucione financiare ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të bankave qendrore nga rajoni dhe Evropa.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Totaj i shoqëroi mysafirët në disa nga objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike të qytetit, duke përfshirë një shëtitje në qendrën historike të Prizrenit.

Në këtë rast, u vlerësua roli i BQK-së në zhvillimin ekonomik të vendit dhe u promovuan pasuritë kulturore të Prizrenit si një nga qytetet më të rëndësishme të Kosovës.