Totaj shtron koktej për nder të edicionit të 23-të të “Dokufest”-për Ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Sllovenisë, Shqipërisë, përfaqësuesit e Ambasadës së Italisë, ata të BE
Në koktejin e mbrëmshëm për nder të edicionit të 23-të të “Dokufest”-it, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me ekipin e ekzekutivit, pritën në oborrin e Shtëpisë së Bardhë Ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Sllovenisë, Shqipërisë, përfaqësuesit e Ambasadës së Italisë, ata të BE-së, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë, drejtoreshën e “Peace Corps” si dhe përfaqësues të shumë organizatave të huaja e vendëse, artistë dhe organizatorë të “Dokufet”-it.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e Festivalit “Dokufest” si platformë që i sjell Prizrenit jo vetëm vlerë artistike, por edhe mundësi për ta lidhur qytetin tonë me botën, duke tërhequr kështu artistë, regjisorë dhe dashamirë të filmit nga të gjitha vendet e globit.