Totaj thotë se fshati Tupec ka mungesë të ujit të pijes
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka është takuar me kryetarin e fshatit Tupec të Hasit, me të cilin ka biseduar rreth problemeve të mungesës së ujit të pijes dy javët e fundit.“Edhe përkundër ekzistimit të rrjetit të ujësjellësit përsëri ujë nuk ka, dhe për më tepër askush nga qeveria lokale në Prizren fare nuk kontakton me lagje e cila i ka mbi 200 shtëpi dhe mbi 1000 banorë. Banorët kanë mbledhur nënshkrime dhe mendojnë të kyçen në furnizim me ujë nga Radoniqi i Gjakovës”, shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.