Totaj uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, duke iu dëshiruar agjërim të pranuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, urime festën e Fitër Bajramit!”, thuhet në urimin e Totajt.

“Le ta përqafojmë sot njëri-tjetrin me dashuri e mirësi dhe ta shpërndajmë gëzimin në familjet tona gjatë kësaj feste të madhe”.