Totaj:Gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, shërbimet laboratorike dhe radiologjike do të ofrohen edhe ditëve të shtuna.

Gjatë vizitës së sotme të Kryetarit Shaqir Totaj në QKMF, drejtoria njoftoi se ka vendosur që gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, shërbimet laboratorike dhe radiologjike do të ofrohen edhe ditëve të shtuna për mërgimtarët, për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për shërbime mjekësore gjatë qëndrimit në atdhe.