Totaj;Prof Dr, Zahadin Shemsedini,I  palodhshëm në shërbim të brezave të rinj dhe institucioneve arsimore

              Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj  ka shprehur dhembje e pikëllim për vdekjen e  Prof dr Zahadin Shemsedini  ai shkruan;‘’Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren, një personalitet i shquar i dijes.Kontributi i tij është i çmuar në zhvillimin e arsimit, përkushtimin profesional dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të brezave të rinj dhe institucioneve arsimore.Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shemsedini, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit akademik. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!’’/QendraPress/