Totaj;Sot ose nesër do të dërgojmë padi ndaj qeverisë lokale tha në konferencën e sotme

0

       Dega e PDK-së në Prizren gjatë tërë vitit 2020, e ka përcjellë gjendjen dhe ka pas reagime konform zhvillimeve që kanë ndodhur në Komunën e Prizrenit dhe që janë argumentim i keq-qeverisjes lokale! Kjo është përmbledhja e këtyre reagimeve për periudhën: prill, maj dhe qershor 2020.

08. 04. 2020 / PDK Prizren

Përgjigje ndaj Mytaher Haskukës pas kërcënimeve me burg ndaj zyrtarëve të PDK-së në Prizren! Kryetari i Prizrenit, i ka mësuar mirë keto gjuhë të reja në politikë, të cilat i ka bërë refren:

• Gjuhën e kërcënimit, të shantazhit, të akuzave, të viktimizimit, të nepotizmit, të militantizmit dhe, Gjuhën e gënjeshtrave, por kryesorja mbetet gjuha e korrupsionit.

Aq mirë i ka perfeksionua këto gjuhë në politikë, sa që nga fillimi e deri më tani, asgjë tjetër nuk ka ditur të bëjë.  E nisi dhe po e përfundon mandatin duke komunikuar përmes formave më të ulëta nga ana e tij si “Prof.Dr”. Në vend se të merrej me të ardhmen, po merret me të kaluarën. Në vend se të merrej me zgjidhjen e problemeve, veq sa po i thellon ato e kështu me radhë.

17. 04. 2020 / PDK Prizren

PDK afër qytetarëve, ku ndihmoi me pako ushqimore fshatin e prekur Skorobisht!

Fshati Skorobisht, kishte mbetur nën mëshirën e fatit dhe pa përkrahje nga Komuna dhe Kryetari Haskuka. Askush nuk i dëgjoi thirrjet e banorëve, që pas rasteve me koronavirus, jo vetëm që u izoluan por mbetën edhe pa ushqime. Duke parë këtë gjendje, me ndihmën e njerëzve vullnetmirë, kemi dërguar pako ushqimore dhe i siguruam se aksionet e tilla nga PDK dega në Prizren, nuk do të mungojnë as në të ardhmen. E derisa ne, sikur ditë më parë në Korishë jemi në teren afër qytetarëve dhe i’u ndihmojmë, Kryetari Haskuka dhe ekipi i tij, nuk dijnë të bëjnë asgjë tjetër, pos të dorëzojnë kallëzime penale ndaj atyre që këto ditë të rënda janë afër bashkëqytetarëve për t’i ndihmuar.

20. 04. 2020 / PDK Prizren

Reagim lidhur me keqpërdorimet e fundit nga Komuna e Prizrenit!

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, reagon ndaj shkeljeve të rënda, që po bëhen këto ditë, nga qeverisja lokale në krye me Kryetarin Mytaher Haskuka.

Me qëllim të informimit publik, PDK dega në Prizren, reagon ndaj tenderit të fundit, të publikuar nga Komuna e Prizrenit me titull: “Furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi në Komunën e Prizrenit” në shumën prej 102.040 euro. Kontrata e lidhur në fjalë, është rast shumë i rëndë, ku pos çmimeve shumëfish më të larta se sa çmimet në treg, këtu ka edhe shkelje tjera flagrante, sepse ky tender, i është dhënë një kompanie, e cila nuk është e regjistruar për ta ushtruar veprimtarinë në fjalë, për të cilin ka fituar tenderin, operatori ekonomik: “EKA TRADEING” SH.P.K.

Komuna në këtë rast, ka abuzuar haptas me mjetet publike në këtë kohë pandemie, duke manipuluar me situatën që gjendemi dhe duke dëmtuar buxhetin për mese 50 mijë euro.

Në këtë kontratë vërehet se çmimet e produkteve në tender janë më të larta, krahasuar me çmimet e tregut dhe me kontratat e lidhura nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe njoftimin për procedurë të negociuar dhe nënshkruar nga ana e Kryetarit, ku vërtetohet se z. Haskuka, është direkt i involvuar në këtë rast.

29. 04. 2020 – PDK Prizren

Vazhdon degradimi urban në Komunën e Prizrenit!

Komuna e Prizrenit këto ditë, paska filluar me rregullimin dhe meremetimin e disa banesave brenda qytetit. Këto punime po bëhen për gjoja rregullimin e pullazeve, mirëpo ajo çka bie në sy, është dyshimi për mashtrim që po i bëhet qytetarëve, sepse ato banesa po rregullohen vetëm në mënyrë selektive.

Me para të taksapaguesve, dyshohet se po favorizohen zyrtarë komunalë, në këtë rast Drejtori i Shërbimeve Publike, tek i cili përveç tjerash, në bazë të informatave nga tereni, ka dyshime për tejkalim të punimeve, mbi katin ku ai jeton.

Krejt këto veprime skandaloze, po ndodhin në këtë kohë jo të zakonshme të ballafaqimit me pandeminë Covid-19, kurse drejtori i Shërbimeve Publike, në vend se të jetë shembull, ai vet po dyshohet për shkelje të ligjit, duke bërë tejkalim dhe duke degraduar pjesën urbane të Prizrenit.

01.05. 2020 / PDK Prizren

Vazhdojnë skandalet e pushtetit lokal, të udhëhequr nga VV & Haskuka!

Komuna e Prizrenit, ka angazhuar avokat me pagesë mbi 16 mijë euro, për t’i përfaqësuar!

Nga burime kredibile, mësohet se komuna i ka më së paku 10-12 zyrtarë ligjorë, të punësuar me paga të rregullta mujore, prandaj imponohet pyetja e logjikshme, pse i duhet kjo kontratë komunës? Një varg çështjesh mund të ngriten dhe ne po i përmendim vetëm disa në vijim:

– Menaxhimi i dobët i performancës të stafit ekzistues;

– Dështimi për të plotësuar vendet e lira me staf profesional dhe

– Mungesa e kujdesit për shpenzimin e parasë publike.

06. 05. 2020 / PDK Prizren

Bamirësi apo propagandë e Kryetarit Haskuka?

Qeverisja aktuale e Prizrenit, është karakterizuar me çudira të shumta. Veprimet e saj tashmë janë bërë jokompetente, sidomos në këtë situatë nga pandemia globale.

Në vend se kryetari dhe vartësit e tij, të merren me menaxhimin e situatës se krijuar nga pandemia dhe te mos lejojnë që Prizreni kundërligjshëm të futet në karantinë, ata nëpër rrjete sociale po bëjnë veprime naive duke u ekspozuar për të dhuruar ndihma.

Haskuka në vend se të angazhohet për realizmin e sa më shumë projekteve, të cilat do të ndikonin sadopak në zbutjen e papunësisë, ai ekspozohet me foto e xhirime si bamirës.

Sikur ta brengoste kjo, ai do ta kryente detyrën e kryetarit, duke shpenzuar mjetet buxhetore prej të cilave përfitues do të jenë qytetarët, e jo t’i kthente prapa në Prishtinë, rreth 6 milion euro suficit.

20. 05. 2010 / PDK Prizren

Kë përfaqëson tani kryetari Mytaher Haskuka?

Pa u mbushur tri vjet të qeverisjes së Prizrenit nga Mytaher Haskuka dhe Vetëvendosje, kanë ndodhur ndryshime të shumta të rrethanave politike.

Prizrenasit dhe jo vetëm këta, që u çuditën se si pat ndryshuar rezultati për kryetar në fund të procesit zgjedhor më 2017, tashmë e kanë parë shumë mirë, mënyrën e menaxhimit nga Haskuka, që mori pushtetin në mënyrë të kontestueshme, por që pa u bërë dy vjet, u shkapërderdhen në nivel lokal e qendror.

Prej, tre muajsh Haskuka ka deklaruar në konferencë shtypi se e prish koalicionin edhe me LDK-në, partnerin e saj më të madh, derisa kishte nënshkruar edhe shkarkimin e përfaqësuesve të saj në ekzekutiv, ndërsa vitin e kaluar është prishur edhe me Nismën.

Ai tash nuk e ka madje as Kryesuesin e Kuvendit Komunal, që natyrisht se erdhi nga partia më e madhe në Prizren, pra nga PDK.

Rrethanat e reja ta imponojnë pyetjen: Kë përfaqëson tani Haskuka?

30. 05. 2020 / PDK Prizren

Shembja e ndërtesës, në Qendrën Historike të Prizrenit!

Dje, ishim dëshmitarë, të shembjes së pjesshme të një ndërtese, në Qendrën Historike të Prizrenit, ku si pasojë, kishim dy familjarë të lënduar.

PDK dega në Prizren, shpreh shqetësimin e thellë, me trajtimin jo dinjitoz, që po i bëhet trashëgimisë kulturore, në Qendrën Historike të Prizrenit, nga ana e autoritete komunale, ku si pasojë, po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.

Komuna e Prizrenit, e drejtuar nga Haskuka, po e dëshmon çdo ditë e më shumë të qeverisjes së tij, se nuk e ka në prioritet, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit, e aq më pak, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për të cilat propagandoi aq shumë gjatë fushatës zgjedhore.

Ky kryetar dhe kjo qeverisje, edhe përkundër faktit që në programin e tyre zgjedhor paraqisnin dhe proklamonin idetë e tyre për zgjidhjen e problemeve të shumta brenda Qendrës Historike të Prizrenit, nuk kanë planifikuar asnjë projekt të vetëm, për këtë pjesë të rëndësishme të qytetit.

Degradimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit dhe mos reagimi me kohë në parandalimin e kësaj dukurie, është dhe mbetet shqetësim i lartë për PDK-në.

05. 06. 2020 / PDK Prizren

Villat!

Gjatë periudhës së pandemisë, kemi qenë më të rezervuar në opozitarizëm, por me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, vazhdojmë denoncimin e dukurive negative.

Dukuri negative në rritje e sipër, është edhe ndërtimi i të ashtuquajturave ‘’Villa’’ të cilat tashmë janë ndërtuar në shumë lokacione në territorin e Komunës së Prizrenit.

Fenomeni i degradimit urban, ka vazhduar edhe gjatë pandemisë dhe në vijim do të paraqesim rastin, që po ndodh këto ditë. Në lokacionin tek udhëkryqi i vogël afër autostradës, ku gjendet pompa e derivative ‘’Arbëria’’ dhe pas servisit ‘’Mercedes’’ dhe sallonit të dasmave ‘’Nafron’’ tashmë është ndërtuar një kompleks i tillë dhe një tjetër ka filluar të ndërtohet pikërisht gjatë kohës së pandemisë.

Banorët e shqetësuar në këtë pjesë banimi, e kanë ngritur këtë çështje dhe ata thonë se nga Drejtoria e Urbanizmit, janë siguruar se ai projekt në ndërtim e sipër nuk ka leje nga Drejtoria në fjalë, por se leja është dhënë nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Banorët e lagjes, kanë kontaktuar edhe me zv.Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe nga ai është konfirmuar se Ministria nuk jep leje për ndërtim në asnjë rast, por merret vetëm me ankesa në raste të veçanta.

Nga ana tjetër, Inspektorati i Komunës së Prizrenit, nuk e pengon fare në punë, investitorin i cili nuk ka fare leje.

Imponohet pyetja, se pse nuk ka koordinim mes Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prizrenit?

Si është e mundur që ndërtime të natyrës së tillë, të fillojnë në kohë të pandemisë?

Ditët në vijim, do të flasim edhe për shumë shkelje tjera, nga ana e ekzekutivit lokal, në krye me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *